Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve / Barcelona mposht PSG-në, Atletiko fiton ndaj Dortmund


Mbrëmjen e sotme janë mbyllur dy sfidat e radhës të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona fitoi përballë PSG-së në transfertë me rezultatin 2-3, në një sfidë me përmbysje rezultati.

Kështu blaugranat kaluan të parët në avantazh me Raphinian në pjesën e parë duke e mbyllur në fitore fraksionin e parë të lojës. Në pjesën e dytë, Dembele në minutën e 48 dhe Vitinhia në 51’ përmbysën balancat në favor të parizienëve.

Më pas Raphinia baraspeshoi shifrat në minutën e 62’ ndërsa Christensen i dha fitoren katalanasve në minutën e 77.

Me këtë fitore Barcelona është një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në sfidën tjetër Atletico Madrid fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Borusia Dortmund.

Golat për madrilenët u shënuan nga de Paul dhe Lino ndërsa për Dortmund shënoi Haller.