Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Xhaçkës/ Raporti i PD-së: Ka papajtueshmëri, çështja të dërgohet në Kushtetuese


Publikohet raporti i Partisë Demokratike, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

Grupi i PD ka theksuar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës. Kujtojmë se nesër kjo temë do të diskutohet në Kuvend, ndërsa do të votohet nëse çështja për mandatin do të shkojë apo jo në Kushtetuese.

Për të lexuar dokumetin e plotë të Raportit (kliko këtu)