Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Arrestimi i drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit truk për mos dhënie llogarie para komisionit hetimor


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një fjalim para demokratëve në Rrëshen, komentoi arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muçës, i cili dyshohet për ndërhyrje në sistemin TIMS.

Salianji theksoi se shpreh se shpreson që arrestimi dhe më pas vendosja në arrest shtëpie e Muçës të mos jetë thjesht një truk, me qëllim shmangien e përgjegjësisë përpara Komisionit Hetimor parlamentar për sistemin TIMS. Ai gjithashtu shtoi se opozita do të vazhdojë të denoncojë shumë afera të qeverisë.

OSBE ODIHR e ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita po fiton sot përditë e më shumë terren, tek zëri ynë në parlament, tek zëri i përfaqësuesve të PD në çdo cep të Shqipërisë. Puna po sjell transparencë dhe po ia heq një e nga një qeverisë. Nuk ka ndërhyrje më të rëndë sesa të hysh në TIMS.

Arrestuan drejtorin e IT në Policinë e Shtetit. Shpresoj mos të jetë truk, që mos japin llogari në Komisionin Hetimor parlamentar. Edi Rama është drejtpërdrejtë i përfshirë në afera. Rama ka ndërtuar një sistem, që asetet shetërore të jenë në duar të individëve të dyshimtë. E vetmja rrugë që kemi është që të përballemi me këtë regjim. Nëse kemi bashkim, betejë e cilësi, rezultati do të vijë. Fitore e suksese në zgjedhjet e 2025”, deklaroi Salianji.