Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i kthehet Xhaçkës: Çoje në Gjykatën Kushtetuese mandatin, ti gënjen nga frika zonjë…


Kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi i bëri thirrje ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj.

Bardhi replikoi nga vendi më ish-ministren e Jashtme duke thënë se bashkëshorti i saj ka grabitur 11 mijë metra prone publike me letra të falsifikuara.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës duke i kërkuar asaj që të paraqitet atje.

“E di që ju ka zënë një hall i madh sepse nuk doni ta dorëzoni para drejtësisë zonjën në fjalë. Kushtetuesja na ka thënë, Olta Xhaçkën duhet ta dprëzoni pranë Gjykatës Kushtetuese. Ju zonjë pse fshiheni pas votës së Edi Ramës. Hajdeni shkojmë atje ku ju keni platformën të mbroheni dhe të na akuzoni për shpifje. Pse keni frikë nga drejtësia. E ka thënë Gjykata Kushetuese, e zeza në të bardhë. Mandatin e shqyrton kjo gjykatë. Ti gënjen nga frika zonjë. Ti e di që mandatin e ke antikushtetues. Akuzat i ngriti SPAK-u, jo opozita. Nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.” – tha Bardhi.