Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi tregon mesazhin që po japin ”dashnorët e reformës në drejtësi” për mandatin e Olta Xhaçkës


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tregoi në Kuvend mesazhin që kërkon të japë shumica socialiste me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese (GJK) për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi tha se nëse Partia Socialiste do votojë për mos zbatimin e vendimit të GJK do tregojë se në vend nuk ka shtet ligjor dhe deputetët nuk janë të barabartë me qytetarët.

Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim. Ka raporti i pakicës. Si rregull duhet ta kishte këshilli një raport të përbashkët. Atë raport që kolegia lexoi e ka gjetur antikushtetues Gjykata Kushtetuese.

Nëse vota juaj sot është për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mesazhi që jepni nga kjo sallë është që asnjë vendim gjykate kur nuk u pëlqen qytetarëve nuk ka asnjë vlerë.

Olta Xhaçka nuk është më e barabartë se të barabartët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Barazia para ligjit na detyron të zbatojmë vendimet e Gjykatës, e kundërta është mesazh që këtu nuk ka shtet ligjor. Ju pëlqejnë vendimet zbatojeni. Nuk iu pëlqejnë ecni përpara. Ky është mesazhi që po jepni ju dashnorët e reformës në drejtësi”, deklaroi Bardhi.