Kreu i PD-së zyrtare Basha ka sulmuar dyshen Rama-Berisha duke i akuzuar për atë që e quan pazar për disa çështje.
Kryedemokrati shkruan se Rama e Berisha kanë aleancë kundër SPAK-ut, për lirimin e të dënuarve për korrupsion e ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Basha tha gjithashtu se Rama kërkon të kthejë në krye të PD-së aleatin e tij pasi kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike.
Kreu i PD-së shkruan gjithashtu se asnjë person “non grata” nuk do jetë pjesë e PD-së.
“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në: Aleancën e tyre kundër SPAK, Lirimin e të dënuarve për korrupsion, Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008. Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve. Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.” – shkruan Basha.