Protestuesit para Bashkisë Tiranë janë përplasur me policinë e kanë hedhur “Molotov” ndaj godinës.
Në protestë marrin pjesë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Rithemelimit e Partisë së Lirisë, vajza e kreut të Rithemelimit Sali Berisha, Argita, mbështetës të opozitës.
Protesta vjen pas arrestimit të pesë drejtorëve të bashkisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera e korrpsion.
Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Bashkisë.