Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kundër përcjelljes në Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Për dërgimin e mocionit në lidhje me papajtueshmërine e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese kishte 39 vota pro nga opozita, të cilat u mposhtën nga 72 votat kundër të shumicës.
Xhaçka mbrojti pozitat e saj gjatë seancës së sotme duke thënë se nuk ka asnjë konflikt interesi mes mandatit të saj si deputete dhe shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të Artan Gaçi.
Nga ana tjetër opozita kërkoi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi nëse votonte pro, mandati të shqyrtohej nga gjykata më e lartë e vendit. Madje opozita akuzoi se shumica socialiste po tentonte të jepte mesazhin se para drejtësisë deputetët dhe qytetarët nuk janë njësoj