Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen 5D.
Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.