Kundërofensiva në shkallë të gjerë e Ukrainës vitin e kaluar ka shumë të ngjarë të ketë dështuar për shkak të spiunëve rusë që vepronin në Kiev, ka pohuar presidenti Vladimir Zelensky, ndërsa ka premtuar se ofensiva e ardhshme do jetë më e suksesshme.
Në një intervistë me konglomeratin gjerman të medias ‘Axel Springer’, që u botua nga ‘Politico’ dhe media të tjera të martën, Zelensky pranoi se shtytja ushtarake e Kievit vitin e kaluar, që filloi qershorin e kaluar nuk ishte ‘aq e suksesshme’.
Udhëheqësi ukrainas sugjeroi se faji ishte sabotimi nga brenda.
“Rusët e dinin se ku do të sulmonim,” tha ai, duke shtuar se “historia do tregojë” se si Moska ishte në gjendje të përgjonte planet e Kievit.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu mbështetësit perëndimorë të Ukrainës se do ishte një gabim i rëndë të ndalohej dërgimi i armëve në këtë pikë.