Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj reagon për portestën e opozitës: Pinjollët e Saliut dhe Fahriut kërkojnë të vazhdojnë të djegin vendin


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës para selisë së bashkisë, duke nënvizuar se ngjarjet e vitit 1997 nuk kanë vend në realitetin e Tiranës së vitit 2024.

Ai gjithashtu ka ndarë pamjet e një polici që ka mbrojtur kolegët e tij nga një sulm me flakë.

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policisë jashtë, si koleget e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend!

E drejta jote! Por ka shume problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin. Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmemdit e Brojkës.

Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës! Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!”, shkruan Veliaj.