Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e vlorës pasi ishte dënuar për prodhim të narkotikëve.
Arrestimi i Ervin Rabajt u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.
Vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bënë të mundur lokalizimi në lagjen “Hajro Çakërri”, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim Ervin Rabaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.