Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka u përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Shpifje, shpifje…përmbaje Gazin të lutem…


Deputetja e PS-së Olta Xhaçka u është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës duke i quajtur të pavërteta dhe shpifje gjithçka thuhet ndaj saj.

Gjatë fjalës në Kuvend ajo replikoi me kreun e grupit parlamentar të Rithemelimit Bardhi ndërsa theksoi se kishte pasur dilema nëse duhet të vijonte detyrën apo të largohej nga politika për t’i shpëtuar linçimit.

“Nuk mund të ndjej veçse turpe e neveri nga ato që dolën nga goja e një gruaje. Organet e drejtësisë për këtë punë janë, do u drejtohem edhe unë se kush ka të drejtë. Përmbaje Gazin të lutem. Je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje, shpifje. U bë kohë e gjatë që emri im lidhet me paligjshmëri për çështje mandati. Jam menduar të dorëzoj mandatin apo të vijoj punën, të shpëtoj nga ky linçim. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur mbi kurriz këtë lumë balte. Të gjitha që thuhen ndaj meje janë shpifje, të pavërteta. Sot Kuvendi nuk ka se çfarë të votojë ndaj meje sepse Gjykata Kushtetuese ka folur ndaj meje. E gjitha është një leje për shfrytëzim plazhi si 1500 lejet e dhëna në vend nga veriu në jug. As unë, as ne. as nga shteti nuk është dhënë asnjë status ekskluziv.” – tha Xhaçka.