Deputetët e Partisë Socialiste, anëtarë të komisionit hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS kanë zhvilluar një seri përplasjes me kryetarin e këtij komisioni Ervin Salianji.
Në një moment ata kanë kërkuar mbylljen e seancës çka ka sjellë me ngritje tonesh mes deputetëve.
Salianji madje i kërcënoi me ndjekje penale nëse mbyllnin mbledhjen.
“Nëse e mbyllni secili do të mbajë përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë sikur e keni pronë tuajën do të bëjë kallëzim të menjëhershëm. Komisioni ka nisur me kuorum dhe nuk mbyllet këtu. Këtë duan shqiptarët që të ikni ju? Nëse doni t’i nxirrni gjoksin kriminalitetit, shkeljes së ligjit. Drejtohu me mirësjellje te kryetari i komisionit”, tha midis të tjerash Salianji.