Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së: Muça mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve


Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani gjatë seancës në Komisionin Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS deklaroi se i akuzuari, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit mund të jetë një agjent i huaj.

Dogjani tha se posedon një informacion se Ervin Muça në emër të një punonjësi tjetër ka trasnferuar 1 milionë euro te një kompani.

Deputeti i PD-së tha më tej se Muça mund të jetë agjent i huaj që merr të dhënat e qytetarëve për t’i përdorur kundër Shqipërisë.

Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ja qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani. Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna. Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë. Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare.”, deklaroi Dogjani.