Vendosni fjalën kyçe....

“Dikush nga mali të mos vërë çadrat në plazh, Xhaçka: U nxorr jashtë kontekstit, dashakeqe (Video)


Deputetja e PS-së Olta Xhaçka, tha sot se deklarata e saj mbrëmjen e djeshme “për të mos ardhur dikush nga mali të vërë çadrat në plazh”, është nxjerrë nga konteksti.

Në një intervistë në Report Tv ish-ministrja sqaroi se deklaratës i është dhënë konotacion krahinor në mënyrë dashakeqe.

Xhaçka shtoi se origjina e familjes së saj është mbi 1300 metra mbi nivelin e detit teksa përsëriti se konotacioni negativ nga persona të caktuar është dashakeq.

“Nuk kam thënë po rrethojmë aty të mos në vijnë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet,diçka më kanë përcjellë. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga kontekst sepse t’i japësh një fjalie të tillë konotacion gjeografik dhe krahinor është absolutisht dashakeqe. Ajo që kisha parasysh është që hoteli është në rrëzë të malit dhe kisha parasysh të gjitha investimet të cilat nuk janë edhe pse ato patjetër kanë edhe ata të drejtën e tyre të aksesit në det konform ligjeve dhe kontratave e mundësive që kam. Të gjithë ata që njoh po edhe ata të cilët e paskan komentuar duke e nxjerrë jashtë kontekstit origjinën nuk e kanë në një altitudë më të lartë se e imja pra jam më malësore se të gjithë këta malësorët që kanë dashur t’i japin konotacione sepse origjina ime, e familjes sime, bashkëshortit tim është mbi 1300 metra mbi nivelin e detit lartësi. Këto janë qesharake dhe nuk do doja as t’i komentoja.” – tha Xhaçka.