ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, i ndaluar për kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
Ai ka pohuar se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se ka bërë vetëm detyrën.
Po kështu Muça ka deklaruar gjithashtu se askush nuk i ia kërkuar asgjë.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë.” – tha ai për gazetarët para hyrjhes në GJykatën e Posaçme.
Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pak ditë më parë pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.
Prokuroria e Tiranës e akuzon për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit.
Kërkesa e prokurorisë u miratua nga Gjykata më 9 prill 2024, dhe po në këtë datë Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmosi pezullimin e tij dhe Muça u vu në ‘arrest shtëpiak’