Presidenti francez Macron tha në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Rama se dy Tirana ka vijuar rrugën e integrimit evropian me vendosmëri.
Ai tha se Shqipëria mund të mbështetet te Franca dhe se Parisi do e mbështesë fuqishëm aspiratën e vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
“Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin. Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj. Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.” – tha Macron.