Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni masiv kundër trafikut të emigrnatëve, kapen 1 milion euro, armë, drogë e municion


Një operacion kundër trafikut të emigrantëve të paligjshëm ka çuar në prerjen e 26 urdhërarresteve, mes të cilëve edhe punonjës policie, sekuestrimin e 1 milion eurove si dhe kapjen e disa armëve të zjarrit e një sasie droge.

Në deklaratën për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tha se ndaj katër efektivëve janë masat administrative që parashikohen nga ligji.

Po kështu ai ka zbuluar skemën si bëhej trafikimi. Rrumbullaku theksoi se biznese e persona të ndryshëm u siguronin kontrata fiktive pune emigrantëve që më pas largoheshin drejt vendeve të BE-së.

“Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore. Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë. Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE. U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 26 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

Çfarë u sekuestrua

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishkë

4 laptopë

400 mijë euro

700 mijë dollarë amerikane

4 mijë paund

Doza kokaine, kanabisi