Vendosni fjalën kyçe....

Pse deklarata e Olta Xhaçkës po kthehet në meme (Video)


Mbrëmjen e djeshme, deputetja e PS-së lta Xhaçka, bëri një deklaratë që po kthehet në memë në rrjetet sociale.

E ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, ish-ministrja e Jashtme e ish-ministrja e Mbrojtjes i tha moderatores Grida Duma se lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është e përvitshme dhe prioritet është që të mos vijë dikush nga mali e të vërë çadrat në plazh.

Deputetja e PS-së nuk e sqaroi më tej se kujt i referohej me “ata nga mali” dhe për cilin mal e cilin rajon të vendit e kishte fjalën po deklarata e saj nuk ka kaluar pa u vënë re.

“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si për të gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të vërë çadrat në plazh” – tha Xhaçka.

Rrjetet sociale shpërthyen me statuse e meme që ironizonin Xhaçkën, e cila ditën e djeshme pati debate të forta në Kuvend me deputetët e Rithemelimit e të Partisë së Lirisë,me të parët që e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të saj.

Kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Bardhi i kërkoi Xhaçkës që të mos fshihej pas votës së kolegëve të saj po të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e PS-së i hodhi poshtë akuzat ndaj saj si politike e shpifje ndërsa theksoi se në disa raste kishte menduar të hiqte dorë nga mandati për t’i shpëtuar linçimit.