Vendosni fjalën kyçe....

Sinqeriteti i zonjës Xhaçka


Nga Irena Beqiraj

Sot rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhaçka, në të cilën ajo shprehej se “plazhi i është dhënë bashkëshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ato nga mali edhe të ngulin çadrën pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizim cilësor”!

Sinqeriteti I Oltes është çarmatosës . Me  fjalinë e mësipërme ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimbshëm një herë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel “mirëqënien e banorit lokal nga mali”.

Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët , duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqënies pikërisht “të banorit lokal nga mali”  edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët. Unë nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhaçka.

Unë jam e majtë sepse jam ekonomiste . Në ekonomi mësova  se për të përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij, nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë kur hartojmë politikat ekonomike.

Edhe ishin pikërisht studimet  në ekonomi ato që më bindën se ideologjia, ku investitori strategjik përpiqet të  fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar “vendaliun nga mali” të vendosë çadrën ishte e gabuar.

Besimi  pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës, siç e quajti deputetja investimin e bashkëshortit – edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë – nuk ka baza, as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit.

Sot përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himariotëve nga mali, realiteti ekonomik i “kapitalizmit së kurorës” që po përcjellim çdo ditë ka braktisur me kohë çdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ektreme shoqërore edhe relacionale.

Nuk di sa duar do duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama& Co për të ç’bërë sinqeritetin e znj. Xhaçka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane, pa shume stërholllime sesi në të vertetë brenda mendjes se tyre, qeveritarët  socialistë i shikojnë e trajtojnë “shqiptarët nga mali”.

Ajo fjali shkallmoi dje çdo propagandë!

Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e “majtë e bërë nga librat” si unë i ka berë qeverive socialiste këto 8 vjet!