Vendosni fjalën kyçe....

SPAK e Policia e Shtetit aksion në disa qytete, 26 urdhërarreste, mes tyre 4 efektivë


SPAK e Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e huaja po zhvillojnë një aksion në disa qytete të Shqipërisë.

Deri tani janë lëshuar 26 urdhërarreste mes të cilëve janë edhe emrat e disa efektivëve të policisë.

Hetimet po kryhen lidhur me grup të strukturuar kriminal e trafik qeniesh njerëzore.

Efektivët e policisë ndaj të cilëve ka urdhërarrest janë Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha e Ermal Hoxha.