Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Plani për inceneratorin të vijojë, duhej të dorëzohej në 2023


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë një interviste në Abc Neës deklaroi se inkurajon planin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Veliajt inceneratori duhej të dorëzohej në 2023 por për shkak të çështjes ku është përfshirë koncesioni dhe pronarët e tij nuk u realizua.

Ne jemi klientë të landfillit, drejtohet nga një kompani publike. Çfarë mendoj unë si Këshill se nuk kam vendimmarrje. Si Këshill është të vijojë plani ta bëjnë inceneratorin, e kishin për ta dorëzuar në 2023, ndodhi kjo anomali, të aplikojnë prapë. Madje i inkurajova, aplikoni të hapen qelizat e reja për të kompresuar plehrat”, tha Veliaj.