Vendosni fjalën kyçe....

Wisner bisedë me shefin e Fondit Shqiptaro-Amerikan Granoff: Partner i besuar për të ardhmen e shqiptarëve


I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë David Wisnerka biseduar me kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff.

Siç njoftohet në një postim në X të faqes së Ambasadës Amerikane, dyshja kanë diskutuar punën e vlefshme që AADF-ja po bën në Shqipëri për zhvillimin e vendit e hapjen e vendeve të punës.

Wisner shkruan se AADF-ja është një partner i besuar i ambasadës amerikane.

“David Wisner foli me Kryetarin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Michael Granoff këtë javë, duke diskutuar punën e vlefshme që AADF po bën në mbarë Shqipërinë për të nxitur zhvillimin dhe për të krijuar vende pune. AADF është një partner i besuar i Ambasadës së SHBA-së për qëllimet tona të përbashkëta për ndërtimin e një të ardhmeje më demokratike dhe më të begatë për të gjithë shqiptarët.” – shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

AADF-ja e kreu i saj akuzohen nga Rithemelimi i PD-së për koncesionin e Parkut të Butrintit.

Ndërkohë një raport i UNICEF-it i ka kërkuar qeverisë shqiptare të sqarojë ligjin për zonat e mbrojtura, përmes të cilit, sipas deputetes demkrate Zhupa, po u falen oligarkëve pronat e shqiptarëve e zonat e trashëgimisë kulturore.