Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në një intervistë për Top Story deklaroi se nuk ka votuar në mbledhjen e qeverisë për dhënien e statusit të investitorit strategjik bashkëshortit të saj.
Xhaçka tha se ishte në dijeni të pikës që do votohej në Këshillin e Ministrave dhe pa e pyetur Ramën nuk mori pjesë në mbledhje për arsye etike dhe jo vetëm për të shmangur konfliktin e interesit.
“Kemi folur patjetër se ky projekt ka qenë ëndrra e tij. Ka qenë në partneritet më kompani të rëndësishme të huaja që mund të menaxhonin këtë investim. Ka qenë ëndrra e tij sepse ka dashur të realizojë një gjë të rëndësishme për ekonominë atje. Duke besuar që e ardhmja e këtij vendi është turizmi, kursimet, me kreditë bankare… Do ta realizonte në këtë sipërmarrje. Nuk di tua them detajet, nuk më kanë interesuar. Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi. Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm”, theksoi ish-ministrja.