Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Prioriteti për përdorimin e plazhit që dikush nga mali të mos vijë të vërë çadrën (Video)


Deputetja e Partisë Socialiste në një intervistë për Top Story, duke u përpjekur të shpjegojë se si bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik dhe si përfitoi kontratën për përdorimin e plazhit pa përfunduar ndërtimin bëri një deklaratë me nota disi diskriminuese.

Sipas saj prioriteti për lidhjen e kontratës për përdorimin e plazhit është vetëm te pjesa “që dikush nga mali” të mos vijë dhe të verë çadrat në plazh.

Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si për të gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të verë çadrat në plazh”-tha Xhaçka.