Vendosni fjalën kyçe....

Australi, sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, të paktën 6 persona kanë humbur jetën


Gjashtë persona thuhet se kanë vdekur gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare të Sidneit të shtunën, ku shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje kritike.

Sipas mediave të huaja,  gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur një foshje 9 mujashe dhe nëna e tij.

Policia e Uellsit të Ri Jugor tha në një deklaratë: “Një incident kritik ka filluar pas të shtënave ndaj një personi në vendin e quajtur Bondi Junction.

“Pak para orës 16:00, shërbimet e urgjencës u thirrën në Westfield Bondi Junction pas raportimeve të shumë njerëzve të goditur me thikë.”

Uebfaqja e lajmeve news.com.au raportoi se dëshmitarët pretendonin se një burrë filloi të godiste me thikë blerësit rastësisht përpara se të qëllohej nga policia.

Lajmi bëhet i ditur nga Sydney Morning Herald, e cila shkruan se rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7 të mëngjesit një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në zonën e ‘Bondi Junction Westfield’ . Gjithashtu janë dëgjuar dhe të shtëna.

Pamjet ajrore nga jashtë  qendrës tregtare tregojnë një numër të madh automjetesh dhe personeli të urgjencës.

Policët e armatosur u panë gjithashtu duke kryer një kontroll në çatinë ku ndodhet parkingu. Sipas zëdhënësit të ambulancës, një numër personash mbeten të bllokuar brenda qendrës tregtare, shkruajnë mediat e huaja.