Ish-kryeministri Berisha në arrest shtëpie u bëri thirrje qytetarëve të mbledhur poshtë dritares së tij që të protestojnë kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ai tha se SPAK e Gjykata e Posaçme janë nën urdhrat e kryeministrit Rama.
Berisha tha se duhet qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme për të shpëtuar vendin.
“Nuk ndodh kund si në Shqipëri, në asnjë vend të botës. Në çdo vend, para një skandali ka dorëheqje.
Nuk ka SPAK dhe amnistira. Miq, në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ai është Skapi i partisë. Në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ajo është gjykata e partisë. Ndaj dhe e premtja është dita e ditëve, është ora e fitores, është ora e betejës, ora e triumfit qytetar, e ngadhënjimit të kryeqytetit mbi llumin, mbi hajnat e pastrimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit të Shqipërisë. Miq, nuk durohet më. Durimi ka një kufi. Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës. Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e dinjitetit tonë. Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e lirive tona. Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Shqipërisë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira është zotimi ynë. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës t’i shndërrojnë këto ditë dhe net që na ndajnë nga e premtja në ditë përkushtimi serioz, dialogu serioz me çdo qytetar. Në ditën e vendimeve më të guximshme të jetës sonë. Fitore, fitore, fitore.” – tha ndër të tjera Berisha.