Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë historik


Çmimi i arit arriti në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të premten, duke u ngjitur në mbi 2,400 dollarë për ons teksa vijon nxitimi global për strehë të sigurt.

Çmimet e arit u rritën 2.4% në një nivel rekord prej 2,431.52 dollarë për ons. Aato janë rritur me 4% për javën dhe 16% deri më tani këtë vit, duke tejkaluar atë prej 13% të regjistruar për të gjithë vitin 2023.

Analistët ia atribuojnë rritjen kërkesës së investitorëve për asete të sigurta në mes të pasigurisë globale dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët amerikanë pohuan të premten se Irani mund të nisë një sulm të madh ndaj Izraelit brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme. Teherani ka kërcënuar me një përgjigje të ashpër që kur Izraeli vrau dy gjeneralë të lartë iranianë në një sulm ajror në fillim të këtij muaji në ambasadën iraniane në Damask,Siri.

Disa ekspertë treguan se vijimi i blerjeve të forta nga Kina ka mbështetur gjithashtu rritjen e çmimeve.

Investitorët tradicionalisht i drejtohen arit në kohë pasigurie tregu për të mbrojtur rreziqet dhe si një rezervë vlerash. Për mijëra vjet, ari është parë si një strehë e sigurt gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë ekonomike, krizave të tregut të aksioneve, konflikteve ushtarake dhe pandemive.

Metalet e tjera të çmuara ishin gjithashtu në rritje, me argjendin që u rrit me 4% në 29,60 dollarë për ons, çmimi i tij më i lartë që nga fillimi i vitit 2021. Palladiumi u rrit me 2,7% në 1,075 dollarë dhe platini u rrit mbi nivelin kryesor prej 1,000 dollarë për ons.