Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja për Zbutjen e Varfërisë nën hetim për grabitje fondesh, rikuperohen 24 milionë dollarët “e zhdukura”


Nigeria ka rikuperuar 30 miliardë naira (24 milionë dollarë) si pjesë e një hetimi të vijueshëm korrupsioni ndaj një ministreje të pezulluar, thotë mbikëqyrësi financiar. Fondet u gjurmuan në më shumë se 50 llogari bankare.

Ministrja e Çështjeve Humanitare dhe Zbutjes së Varfërisë, Betta Edu, fillimisht u pezullua në janar për shkak të pretendimit të devijimit të 640,000 dollarëve të parave publike në një llogari personale bankare, shkruan BBC.

Presidentja Bola Tinubu më pas urdhëroi një hetim ndaj saj. Asokohe, Edu, 37 vjeç, mohoi të kishte shkelur ligjin. Zyra e saj tha se ajo kishte miratuar transferimin në një llogari personale, e cila nuk ishte në emrin e saj, por tha se ishte për “zbatimin e granteve për grupet vulnerabël”.

Komisioni për Krimet Ekonomike dhe Financiare (EFÇ) tha se gjatë hetimeve gjashtëjavore, kishte gjetur “shumë pika” për t’u shqyrtuar.

“Po hetojmë mbi 50 llogari bankare në të cilat kemi gjurmuar para. Kjo nuk është lojë fëmijësh. Kjo është një punë e madhe,” tha kryetari i saj Ola Olukoyede.

Kryetari i EFÇ dha një garanci se fondet e rikuperuara ishin “tashmë në arkat e qeverisë federale”.

Pezullimi i një ministri është dukuri e rrallë në Nigeri.