Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Korça, u përgjigj për faktin se i ka kushtuar së fundmi shumë kohë stërvitjeve.
Meta tha me humor se mesazhi është që rinia dhe shqiptarët në tërësi të bëjnë sport e të mos pijnë mall. Ai bëri thirrje që t’i kthehet vëmendja sportit. Ndërsa, shtoi se ka ngjitur Majën e Korabit dhe të Jezercës e se dëshiron të ngjisë edhe malet e tjera të larta të Shqipërisë.
“Kam qenë sportist. Qëllimi është bëni sport, mos pini mall. Mesazhi është se pa djersitje nuk ka arritje. Maja e Çikës më kanë thënë se është më e bukura në botë.
Majën e Korabit dhe të Jezercës e kam ngjitur, pa asnjë diskutim që dua të ngjis malet e larta të vendit tonë. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën”, deklaroi Meta.