Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Të dhënat e TIMS-it janë përdorur për të ndihmuar grupet kriminale, Muça person problematik


Kreu i Komisionit për sistemin TIMS, Ervin Salianji, se PS-ja po përpiqet të bllokojë punën dhe zbardhjen e asaj që ka ndodhur të të dhënat.

Deputeti demokrat theksoi se opozita pretendon se të dhënat e TIMS-it u janë shitur grupeve kriminale.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku nënvizoi se kreu i IT-së në Policinë e Shtetit, nën hetim për çështjen në fjalë ështëi përfshirë ndërsa u zotua se komisioni do zbardhë  atë që ka ndodhur.

“PS ka tendenca që të bëhet karrikadë, për të mbrojtur njerëz, ka tentuar të bllokojë kërkesat për informacion. Kemi pretendime për shitje të të dhënave të TIMS. Komisioni Hetimor për TIMS mund të thërrasë dhe persona që janë në arrest shtëpie. Ervin Muça është një personazh problematik. Muça nuk ka pasur certifikatë personale, ishte siç thotë populli “shih e shkruaj”.Sesi mund ta vendosësh atë personazh në krye të IT të Policisë së Shtetit, unë nuk e di. Ky person është në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Jam i bindur se Komisioni Hetimor do të nxjerrë të tjera të palara. Në fokus të Komisionit Hetimor do jetë mënyra sesi Muça është emëruar. Ne pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet kriminale”, tha Salianji.