Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dërgon përforcime në Lindjen e Mesme


Anijet dhe trupat amerikane në Lindjen e Mesme u përgatitën për një sulm të mundshëm iranian ndaj Izraelit të premten, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Teheranit të mendohej mirë nëse do kryente ndonjë sulm.

Udhëheqësit iranianë janë zotuar të “dënojnë” Izraelin për sulmin ajror të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask, Siri që vrau shtatë oficerë të Forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë dy nga gjeneralët e saj.

“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Ne do e mbështesim Izraelin dhe Irani nuk do ketë sukses”, shtoi ai.

Pentagoni po zhvendos trupa dhe pajisje shtesë në vendet në Lindjen e Mesme, për të “forcuar përpjekjet rajonale të parandalimit dhe për të rritur mbrojtjen”, tha një zyrtar anonim në një konferencë të mëparshme.

Departamenti i Mbrojtjes nuk specifikoi numrin ose llojin e aseteve të vendosura, por sipas Ëall Street Journal, dy shkatërrues, me njërin të armatosur me sistemin e mbrojtjes raketore Aegis, janë ripozicionuar në zonë.

Ndërkohë, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Michael Kurilla, ka zgjatur qëndrimin e tij në Izrael, njoftoi Axios, duke cituar zyrtarë izraelitë. Kurilla mbërriti të enjten për të bashkërenduar mbrojtjen kundër një sulmi të mundshëm iranian.

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet çdo sulmi iranian, me mediat në Britani që spekulojnë se ata mund të synojnë objektet bërthamore iraniane. Zyrtarë anonimë të inteligjencës amerikane kanë përhapur zëra për pjesëmarrje të mundshme amerikane në këto sulme.

Megjithatë, një numër vendesh në rajon ku SHBA ka baza thuhet se ia kanë mohuar Uashingtonit përdorimin e tyre për të goditur Iranin. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani dhe Kuvajti kanë mohuar përdorimin e territorit dhe hapësirës ajrore të tyre deri tani, sipas Middle East Eye.