Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën në fushë.
Ndeshja ishte një miqësore mes Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi.
62-vjeçari që luante si portier, nuk është ndjerë mirë gjatë ndeshjes dhe ka rënë në fushë.
Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportit drejt spitalit, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Mërkuri është një nga emrat e njohur të Butrintit, fanelën e të cilit ka mbajtur për shumë vite.