Vendosni fjalën kyçe....

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme


Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar “me vendosmërinë më të madhe sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit”.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira për “përmbajtje”.

Në një mesazh të publikuar në X ai shkroi se sulmi i natës së kaluar “kërcënon të destabilizojë rajonin”.

“Unë dënoj në mënyrën më të fortë sulmin pa precedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili kërcënon të destabilizojë rajonin. Shpreh solidaritetin me popullin izraelit dhe angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit, partnerët tanë dhe stabilitetin rajonal. Franca po punon për de-përshkallëzimin me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, tha ai.