Vendosni fjalën kyçe....

“Alexa leh si qen” – Vajza indiane shmang sulmin e majmunëve me ndihmën e pajisjes të Amazon


Shkathtësia e një vajze për të menduar dhe vepruar me shpejtës bëri që të shpëtonte veten dhe mbesën e saj nga një sulm majmuni në Indi.

Në fillim të këtij muaji, Nikita, një vajzë 13-vjeçare në Basti të Uttar Pradesh-it, përdori Alexa-n e Amazon për të trembur një grup majmunësh të egër që hynë në shtëpinë e saj duke i kërkuar pajisjes të luante tingujt e një qeni që leh raportojnë mediat.

“Disa mysafirë vizituan shtëpinë tonë dhe ata e lanë portën hapur. Majmunët hynë në kuzhinë dhe filluan të hidhnin gjëra aty-këtu”, tha Nikita për ANI News të Indisë.

Duke vënë në dukje se mbesa e saj 15-muajshe, e cila gjithashtu ishte në shtëpi me të në atë kohë, “ishte e frikësuar”, Nikita vazhdoi, “Pashë Alexa dhe i kërkova të luante lehjen e një qeni. Për shkak të atij tingulli të lehjes, majmunët u trembën dhe ikën.”

Në një intervistë me ABP Ganga të Indisë, kunati i Nikitës tha se majmunët janë të zakonshëm në zonën e tyre dhe zakonisht janë “shumë të këqij”.

Anëtari i familjes, i cili është babai i mbesës së Nikitës, tha gjithashtu për median se teknologjia –  ka qenë e dobishme për familjen për shumë arsye.

“Nëse e përdorni në jetën tuaj të përditshme, do ta kuptoni se sa i mirë është”, tha ai. “Të gjitha dritat në shtëpinë tonë, ventilatori dhe ajri i kondicionuar fillojnë të punojnë me ndihmën e një komande.”

Burri shtoi, “na jep gjithashtu përditësimin e lajmeve, rezultatin e IPL, [dhe nëse] bëni ndonjë pyetje — ai përgjigjet. Mund të thoni pothuajse gjithçka.”