Vendosni fjalën kyçe....

Apple humb kreun, Samsung merr kurorën për dërgesat e celularëve


Dërgesat e telefonave inteligjentë ranë me rreth 10% në tremujorin e parë të 2024, të dëmtuara nga shtimi i konkurrencës nga prodhuesit e telefonave Android që synojnë vendin e parë, treguan të dielën të dhënat nga firma kërkimore IDC.

Dërgesat globale të telefonavë të zgjuar u rritën me 7.8% në 289.4 milionë njësi gjatë periudhës janar-mars, me Samsungun që ka 20.8% të tregut, duke zbritur nga froni Apple.

Rënia e madhe e shitjeve të iPhone vjen pas paraqitjes së tij të fortë në tremujorin e dhjetorit, kur e kaloi Samsungun si prodhuesi numër një i telefonave në botë. Apple është rikthyer në vendin e dytë, me 17.3% të tregut, teksa markat kineze si Huawei fitojnë pjesën e tyre të tregut.

Xiaomi, një nga prodhuesit kryesorë të telefonëve në Kinë, zuri vendin e tretë me një pjesë tregu prej 14.1% gjatë tremujorit të parë.

Samsung i Koresë së Jugut, i cili hodhi në treg linjën e tij më të fundit të smartfonëve kryesorë – serinë Galaxy S24 – në fillim të vitit, dërgoi më shumë se 60 milionë telefona gjatë periudhës.

Dërgesat globale të telefonave inteligjentë Galaxy S24 u rritën me 8%, krahasuar me serinë e vitit të kaluar Galaxy S23 gjatë tre javëve të para të disponueshmërisë së tyre, tha më parë ofruesi i të dhënave Counterpoint.

Në tremujorin e parë, Apple dërgoi 50.1 milionë iPhone, nga 55.4 milionë njësi që dërgoi të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas IDC.

Dërgesat e smartfonëve të Apple në Kinë u tkurrën 2.1% në tremujorin e fundit të 2023 nga një vit më parë.

Rënia nënvizon sfidat me të cilat përballet firma amerikane në tregun e saj të tretë më të madh, pasi disa kompani kineze dhe agjenci qeveritare kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple, një masë që pasqyron kufizimet e qeverisë amerikane për aplikacionet kineze për arsye sigurie.

Kompania me bazë në Cupertino të Kalifornisë në qershor do mbajë Konferencën e saj Botërore të Zhvilluesve (WWDC), ku do nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisje të tjera Apple.

Investitorët po vëzhgojnë nga afër për përditësimet mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale në Apple, e cila deri më tani ka folur pak për përfshirjen e teknologjisë AI në pajisjet e saj. Kompania në fillim të këtij viti humbi kurorën si kompania më e vlefshme në botë duke ia lënë vendin Microsoft-it.