Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke fituar me rezultat të thellë ndaj Evertonit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 6:0.
Kjo përballje i takoi javës së 33-të në elitën e futbollit anglez.
“Blutë” fitoren e siguruan qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër gola epërsi.
Cole Palmer shkëlqeu sërish duke realizuar katër gola. Ai kompletoi het-trikun pas 29 minutave lojë, teksa të katërtin e shënoi nga penalltia (64′).
Nicolas Jackson (44′) dhe Alfie Gilchrist (90′) realizuan dy golat tjerë në fitoren e londinezëve.
Chelsea pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.
Evertoni ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë të grumbulluara.