Rregullatori antitrust i Italisë ka hapur një hetim ndaj ““Ryanair”” mbi një abuzim të mundshëm të pozitës dominuese që shkaktoi dëme “serioze dhe të pariparueshme” për agjencitë e udhëtimit, linjat e tjera ajrore dhe pasagjerët raportoi të hënën e përditshmja Il Messaggero.
Autoriteti pretendoi se “Ryanair” – udhëheqësi i tregut në Itali – nuk i lejoi operatorët turistikë fizikë dhe online të kishin qasje te ofertat dhe zbritjet në faqen e saj në disa raste, tha gazeta, duke raportuar paraprakisht një vendim nga rregullatori që pritet të publikohet më vonë të hënën.
Një zëdhënës i “Ryanair” në Itali nuk ishte menjëherë i disponueshëm për koment.
“Ryanair”, linja ajrore më e madhe në Evropë për nga numri i pasagjerëve, do ketë tetë ditë për t’u përgjigjur, me përfaqësuesit e linjës ajrore që ka të ngjarë të takohen me anëtarët e rregullatorit më 18 prill, raportoi Il Messaggero.
Nëse argumentet e “Ryanair” nuk e bindin mbikëqyrësin, ai do duhet të heqë të gjitha pengesat që u paraqiten agjencive, shtoi gazeta.