Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan pushim por nuk u kthyen, deputetët e shumicës braktisin tinëz mbledhjen për TIMS-it


Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu, kërkoi një pauzë pesë minutash gjatë seancës së pasdites.

Megjithatë, pas miratimit të kësaj kërkese nga kreu i komisionit, Ervin Salianji, deputetët e shumicës nuk u rikthyen në mbledhje. Seanca e sotme shoqërohej me debate lidhur me miratimin e listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.

Për shkak të mungesës së deputetëve të majtë, lista u miratua me shumicë votash në mbledhjen e kaluar, megjithëse socialistët e kundërshtuan këtë, duke theksuar se vendimmarrja ishte e njëanshme.

Kërkesa e socialistëve për të rishqyrtuar vendimin u kundërshtua nga drejtuesi i komisionit, Ervin Salianji, i cili pretendoi se vendimi i marrë nuk mund të zhbëhej dhe se mungesa e deputetëve të PS-së në komision nuk ishte faji i tij.