Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Komisionit për TIMS, Salianji: Kushdo që synon të bllokojë informacion do të përballet me ligjin


Në vijim të mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS vijoi me debate edhe gjatë ditës së sotme dhe shkak është bërë lista e personave që do të thirren për të dëshmuar në komision.

Drejtuesi i komisionit, Ervin Salianji tha se lista është emëruar me shumicë votash dhe se socialistët kanë si synim të pengojnë hetimet.

“Sa herë dilni nga mbledhja kur vini në mbledhje vini me mend të tjera.

Ja keni shembull komisionin tjetër se si e bllokoni. PS ka si qëllim të pengojë hetimet e çdo krimi, doni t’i bëni barrikadë dhe mbrojtje ndaj ligjit për të gjithë kriminelët që kanë hyrë në atë sistem. Jeni të shqetësuar në mos ky komision e nxjerr se ku kanë shkuar të dhënat, nëse kanë shkuar për grupet kriminale apo janë fshirë të dhëna nga sistemit TIMS. Nëse doni ta bllokoni, jeni në të drejtën tuaj. Por të bllokoni kërkesën për informacion, unë besoj që cilido që ka guxim ta bëjë këtë, do të shkojë në dyert e drejtësisë siç ka ndodhur me çdo abuzues.

Mos të bëjmë lojëra sikur ju jeni të shqetësuar. Cilën emër doni të hiqni nga kërkesa për informacion. Cilën pyetje doni të hiqni? Çfarë ka për t’u shqetësuar? Që urdhrat e emërimit të personave që janë dënuar për falsifikim? Që persona nuk kanë bërë asnjë ditë në Akademinë e Policisë janë emëruar? Kërkesa për informacion janë. Nuk po i kërkohet jeta askujt. Ju vini dhe bëni politikë gjithë kohës. Ne e kemi shkatërruar Shqipërinë dhe e kemi sjell në këtë derexhe. Nëse doni që të kemi dakordësi po”, theksoi ai.