Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Opinion” në TV Klan se raportet politike me ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin janë tronditur.
Meta theksoi se guri kilometrik që krisi raportin politik me bashkëshorten e tij ishte djegia e mandateve.
“Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe”-deklaroi Meta.