Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka pohuar se presidenti rus Putin, ashtu si diktatori nazist Adolf Hitler, “nuk do ndalet pasi të përfundojë lufta kundër Ukrainës”.
“Putini nuk do ndalet pasi të përfundojë lufta kundër Ukrainës”, tha Pistorius në Berlin të mërkurën, në prezantimin e një libri për kryeministrin britanik të kohës së luftës, Winston Churchill.
Putini “e ka bërë të qartë këtë”, vazhdoi Pistorius. “Po aq qartë sa Hitleri, i cili gjithashtu thoshte gjithmonë se nuk do ndalej.”
Pistorius nuk është zyrtari i parë perëndimor që thotë se Putin planifikon të nisë një sulm në territorin e NATO-s. Presidenti polak Andrzej Duda, Sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë pohuar të gjithë se udhëheqësi rus synon të shtyjë forcat e tij përmes Ukrainës dhe drejt Evropës.