Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet Komisioni për TIMS, Gogu: Të miratojmë çdo kërkesë të ekspertëve për informacion


Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.

“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor.

Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu.

 

Pjesë nga fjala e deputetit Toni Gogu:

Nëse kanë kërkesa të tjera ekspertët, miratojmë edhe ato. Por ju lutem, mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Na jepni mundësinë që të votojmë. Kemi thënë që veprimtaria jonë mos të ketë asnjë ves ligjor. Komisioni asistohet nga 4 ekspertë, që mbledhin informacionin publik dhe përmes informacionit publik i propozojnë Komisionit një plan hetimor. Nuk mund të diskutonim ne dy javë përpara planin hetimor me dëshmitarë, që ne propozuam këtë dëshmitar, por në fakt ju e hoqët. Na jepni kohë të njihemi, sot kanë ardhur kërkesat.