Vendosni fjalën kyçe....

Në prag lirimi, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit


Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit. Rekursi u dorëzua nga prokuroria e Apelit për Krime të renda. Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficereve te policisë në gusht të vitit 2009.

Sipas BalkanWeb Dritan Dajti është në prag të lirimit nga burgu.

Siç e përcakton vendimi në fjalë, seanca për Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024.

Kujitojmë që Dritan Dajti ndodhet në burg për vrasjen e  4 policëve me 7 Gusht 2009.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.