Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Akuzat ndaj vëllait shpifje, Bardhi kërkon të përfitojë favore nga dikush


Kryeministri Edi Rama i konsideron shpifje akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, të bëra nga Gazment Bardhi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama shprehet se Bardhi është një person që përpiqet të dëmtojë reputacionin e tij për të përfituar favore nga dikush.

Kreu i qeverisë, gjithashtu shton se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte pasur reformë në drejtësi dhe stabilitet në punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër? Ndërkohë që ana serioze e gjithë kësaj është që pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi dhe pa PS, nuk do kishte stabilitet në punën  e SPAK. SPAK-u sot është një organizatë që ka mundësinë të punojë me stabilitet të plotë dhe është i sulmuar vetëm nga një segment i politikës që edhe ata nuk kanë çfarë.. c’mund të bëjë tjetër për të mbijetuar aq sa mund të mbijetojë dikush që i ka hapësirat të kufizuara. Kështu që, në një hapësirë të kufizuar përpiqet të shpjegojë që ia kanë kufizuar hapësirën se këtu po bëhet në padrejtësi e madhe, një tjetër, hipën nëpër paralele, shtylla, hipën nëpër diga, për të treguar se di të fluturojë..  gjithsesi ai fluturon. Pra, është një situatë që është si rezultat i faktit që drejtësia e re po funksionon. Dhe për sa na takon ne, kemi shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë padiskutim dhe që përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë. Dëgjoja rastësisht dikë, një tjetër që e kishim harruar, që thoshte, qeverisja është në ditën më të zezë por nuk ka opozitë”- tha Rama.