Vendosni fjalën kyçe....

29 vjeçarja shqiptare në Kroaci përplas për vdekje vëlla e motër


 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29 vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri bëri një parakalim të gabuar që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.

Mediat kroate shkruajnë se 29 vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.

Të rinjtë kroatë që humbën jetën