Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp foli edhe në lidhje me aludimet se deklarata e djeshme për dhënien fund të nepotizmit në PL.
I pyetur nëse një ndryshim i tillë statutor shënjestron Monika Kryemadhin, Meta tha se i duhet dhënë fund përdorimit të lidhjeve familjare qoftë edhe pa vetëdije.
“Kur flas për nepotizëm nuk i referohem një personi të caktuar por zgjidhje statutore para të cilit jemi të gjithë të barabartë. Flasim për t’i dhënë fund keqpërdorimit të lidhjeve familjare qoftë kur e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme por edhe përdorimi i lidhjeve nga persona të tjerë.
Kur flasim për nepotizëm nuk flasim vetëm për PL por edhe Lëvizjes Rinore, dhe jo vetëm për tani por edhe në 100 vitet e ardhshme.
Nepotizmi vret meritokracinë”, tha ai.