Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna paraditen e sotme në afërsi të fshatit Pentar.
Trupi i pajetë i Shkëlqim Kazazit u gjet nga familjarët e tij, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar akte apo shenja dhune.
Më datën 13 prill të këtij muaji, 49-vjeçari u kallëzua në polici nga i vëllai G.K., se ishte larguar nga shtëpia.
“Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.” – thuhet në njoftimin e policisë.