Një organizatë jofitimprurëse e themeluar dhe financuar nga miliarderi George Soros, dhuroi 60 milionë dollarë në janar për Democracy PAC, një komitet i njohur për mbështjen e veprimtarive politike të demokratëve , sipas një dosjeje në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
Organizata e quajtur “Demokracia PAC” shpërndau 21 milion në shumë organizata të tjera të veprimtarive politike, në tremujorin e parë, duke përfshirë 4 milion dollarë donacione si për veprimtaritë e komiteteve politike në shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve ashtu edhe për veprimtaritë e komiteteve politike të shumicës së Senatit, të cilat mbështesin demokratët e Kongresit.
Ai dha 2.5 milionë dollarë për Planned Parenthood Votes. Gjithashtu kjo lloj veprimtarie në mbështetje të veprimtarive politike, mbështet edhe votuesit me ngjyrë, për të zgjedhur kandidatët në garat e votimit, duke përfshirë guvernatorët, prokurorët e përgjithshëm dhe ligjvënësit.
Grupi i Soros është ndër organizatat politike, duke përfshirë organizatën e quajtur “Super PAC” dhe organizata të përbashkëta, që merret me mbledhjen e fondeve që mbështesin Presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump, të cilët duhet të zbulojnë financat e tyre të tremujorit të parë të hënën. Këto raporte do të dorëzohen në Komisioni Federal të Zgjedhjeve, deri në mesnatën me kohën e Nju Jorkut.
Donacione të tjera nga Democracy PAC përfshijnë 500,000 dollarë për foncacione që lidhen me përdorimin e metodave artificiale ose teknikave të tjera për të parandaluar shtatzëninë dhe 1.8 milion dollarë për American Bridge, i cili është zotuar të shpenzojë 140 milion dollarë për të ndihmuar në rizgjedhjen e Biden.
Donacioni prej 60 milionë dollarësh nga grupi i Soros, i quajtur Fondi për Reformën e Politikave, është i dyti më i madh deri më tani në ciklin zgjedhor të viti 2024. Një organizatë e veprimtarive politike, në nivel shtetëror që mbështeti rizgjedhjen e Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në 2022, dhuroi 82.5 milionë dollarë për Never Down, i cili mbështeti ofertën e tij të pasuksesshme presidenciale republikane.
Këto organizata që mbështesin kandidatët e Republikanëve, po zbulojnë gjithashtu rezultatet financiare të tremujorit të parë. Fondi i Udhëheqjes së Senatit, i cili mbështet republikanët, mblodhi 27 milionë dollarë dhe e mbylli tremujorin e parë me 60 milionë dollarë para në dorë.
Ken Griffin i Citadel, dha një donacion prej 7.5 milionë dollarë, ndërsa kompanitë dhe drejtuesit e industrisë së energjisë dhanë miliona më shumë. Occidental Petroleum Corp. dha 2 milion dollarë, Chevron Corp. dhe Trevor Rees-Jones, pronari miliarder i Chief Oil & Gas LLC dha secili nga 1 milion dollarë dhe Instituti Amerikan i Naftës dha 1.5 milion dollarë. Firma e kapitalit të sipërmarrjes Andreessen Horowitz dha 250,000 dollarë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bloomberg